Një fortesë e pathyeshme mbetet "Giuseppe Meazza" në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Interi ka treguar një dominim të jashtëzakonshëm në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë kësaj faze, duke mos humbur asnjë prej tyre ndër dekada.
Nga triumfet kundër Dortmundit dhe Liverpoolit në vitet ‘60, deri te fitorja e madhe ndaj Barcelonës në 2010 e ajo me Milanin në 2023, ata kanë mbrojtur me sukses terrenin e tyre në çdo sfidë vendimtare.
Historia vazhdon të dëshmojë se "Meazza" është një fushë e cila nuk njeh disfatë për Interin në këtë fazë të garës.
Përndryshe, Zikaltrit sonte presin Barcelonën në shtëpi, takim ky që emetohet LIVE në kanalin Sport 1 të Art Motion.
1963 - 64: Inter 2 - 0 Dortmund
1964 - 65: Inter 3 - 0 Liverpool
1965-66: Inter 1 - 1 Real Madrid
1966-67: Inter 1 - 1 CSKA Sofje
1971-72: Inter 0 - 0 Celtic
1980-81: Inter 1 - 0 Real Madrid
2002-03: Inter 1 - 1 AC Milan
2009-10: Inter 3 - 1 Barcelona
2022-23: Inter 1 - 0 AC Milan
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.