Klubi italian Inter po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar Jadon Sancho në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Anësori anglez, i cili nuk bën pjesë në planet e Manchester United, po kalon një periudhë të vështirë dhe dëshiron të gjejë një klub të ri ku mund të tregojë potencialin e tij të plotë.
Ky transferim do të ishte një mundësi e madhe për Sanchon të rikthehet në formën më të mirë, ndërsa për Interin do të ishte një përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.