Ange-Yoan Bonny në minutën e 35 dhe Andy Diouf në të 47-ën, me realizimet e tyre, i siguruan Interit gjysmëfinalen në "Coppa d'Italia".
Triumfi 2-1 ndaj Torinos i mjaftoi "Nerazzurëve" që të rreshtohen në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij kompeticioni, raporton Klankosova.tv.
Golin e vetëm për torinezët e shënoi Sandro Kulenovic, dhjetë minuta pasi Zi-kaltërti dyfishuan avantazhin.
Nesër Atalanta e Berat Gjimshtit ballafaqohet me Juventusin e Edon Zhegrovës, kurse javën tjetër ndeshen Napoli i Amir Rrahmanit me Comon e Mërgim Vojvodës, teksa Lazio e Elseid Hysajt shkon te Bologna. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.