Interi i vjetër në stinorin e ri.
Neroaxurët ishin fantastik dhe e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Serie A, duke e deklasuar Torinon me rezultat 5:0.
Nënkampioni italian e mbylli çështjen e fitores që në pjesën e parë duke shënuar dy herë me mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni dhe francezin Marcus Thuram, duke shtuar këtu edhe katër raste tjera shumë të mira.
Në pjesën e dytën, Interi vazhdoi me ritëm të njëjtë dhe nuk vonoi shumë kur Lautaro Martinez realizoi golin e tretë, pas dhuratës së madhe që ia bëri Gvidas Gineitis.
Francezi Thuram shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Interin, duke mposhtur portierin Israel dhe duke e falënderuar Bastonit që harkoi topin nga e majta si me dorë.
Festivali i golave vazhdoi me përforcimin e ri, Ange Yohan Bonny që shënoi golin e pestë dhe final, përr Interib që kryeson tabelën në Serie A, fal golavarazhit të lartë./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.