Nënkampioni i Italisë, Interi, ka shfaqur interesim për mesfushorin italian, Nicolo Rovella.
Siç shkruan gazetari sportiv, Orazio Acomando, Interi tashmë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Lazios.
Ai bëri të ditur se Interi ka ofruar Kristijan Asllanin plus para për t’i siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, por përgjigja nga ana e Lazios ka qenë negative.
Sipas Acomando, në ditët në vijim pritet të ketë një tentativë të re të zikaltërve për mesfushorin.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.