Interi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2:1 në xhiron e 24-të të Serie A.
Kështu, ata morën hak nga humbja poshtëruese 3:0 pikërisht nga Viola pak ditë më parë po në këtë garë.
Marin Pogranqiq shënoi në portën e tij në minutën e 28-të për t’ua dhënë Zikaltërve avantazhin.
Roland Mandragora barazoi shifrat nga penaltia në minutën e 44-të.
Mirëpo golin e fitores për kampionët e shënoi Marco Arnautoviq në minutën e 52-të.
Me këtë fitore ata shkojnë në 54 pikë, një më pak se Napoli që mban vendin e parë
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.