Interi ka ndarë pikët 2:2 me Parmën në xhiron e 31-të të Serie A-së, ndonëse po fitonte 2:0.
Matteo Darmian dhe Marcus Thuram shënuan dy golat për Zikaltrit në pjesën e parë, në minutat 15’ dhe 45’.
Mirëpo, në pjesën e dytë Parma tregoi dhëmbët dhe barazoi me golat e Adrian Bernabe, 60’, dhe Jacob Ondrejka, 69’.
Me këtë njëpikësh, Interi mban vendin e parë në tabelë me 68 pikë, katër më shumë se Napoli në të dytin, por që napolitanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.