Kampioni aktual i Italisë, ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Torinos në "San Siro".
Francezi Marcus Thuram i realizoi të tre golat e zikaltërve, raporton Klankosova.tv.
Mysafirët mbetën pa një lojtar që nga minuta e 20-të kur Guillermo Maripan u ndëshkua me karton të kuq.
Por edhe përkundër kësaj, torinezët shënuan dy gola. Fillimisht Duvan Zapata në minutën e 36 e ngushtoi epërsinë, pasi Thuram kishte realizuar dy herë, kurse në pjesën e dytë i njejti lojtar i Interit e çoi epërsinë në 3-1, por korati Nikola Vlasiq i Torinos, realizon nga penalltia për rezultatin përfundimtar, njofton Klankosova.tv.
Pas këtij triumfi "Nerazzurët" ngjiten në pozitën e dytë me 14 pikë, dy më pak se Napoli i Amir Rrahmanit që dhëheq renditjen tabelare.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.