Tri fitore dhe një barazim.
Ky është bilanci i kampionit aktual të Italisë në Ligën e Kampionëve.
Madje "Nerazzurët" nuk kanë pësuar asnjë gol të vetëm deri tani, duke mposhtur Arsenalin 1-0, Yllin e Kuq të Serbisë plot 4-0 dhe Young Boys 0-1, kurse barazuan pa gola si mysafirë të Manchester Cityt.
Nga ana tjetër, skuadra gjermane në katër ndeshje, pësoi po aq herë, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.