Interi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Champions League, pasi e mposhti Ajaxin me rezultat 0:2.
Goli i parë për “Nerazzurët” erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes ku shënoi Thuram pas një asistimi të Calhanoglut.
Ndërsa, vetëm dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Thuram shënoi golin e dytë sërish me asistimin e Calhanoglut, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht, Interi gjendet në pozitën e pestë me tri pikë të fituara.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.