Interi e ka fituar derbin ndaj Romës me rezultat minimal prej 0-1.
Ndeshja u përcaktua me golin e Bonnyt i cili realizoi në minutën e 6-të të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me vetëm një rast tjetër të mirë shënimi ku Cristante i Romës goditi vetëm pak centimetra sipër portës.
Në pjesën e dytë, romakët patën disa shanse të mira shënimi me Dybalën, por që as ai nuk arriti ta tundte portën e “Nerazzurëve”.
Me këtë fitore, Interi gjendet i pari në tabelë me 15 pikë, aq sa ka edhe Napoli e Roma që zënë pozitat dy dhe tre.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.