Interi ka fituar thellë ndaj Cremoneses, 4:0, në javën e gjashtë të Serie A.
Zikaltrit realizuan nga dy gola në secilën pjesë të ndeshjes.
Në të parën, Lautaro Martinez, 6’, dhe Ange-Yoan Bonny, 38’, shënuan për të siguruar epërsinë solide në “Meazza”.
Ndërkaq, në të dytën, Federico Dimarco, 55’, dhe Nicolo Barella dy minuta më pas shënuan për 4:0.
Golin e ngushëllimit për Cremonesen e shënoi Federico Bonazzoli në minutën e 87-të.
Me këtë fitore Interi del i katërti me 12 pikë, teksa Cremonese rri e teta me nëntë pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.