Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, nuk i ka konfirmuar raportimet e fundit në media se Stefan de Vrij do t’i bashkohet këtij klubi.
“Nuk mund të konfirmoj asgjë”, tha Ausilio, sipas Goal.
“Afati i transfereve për Interin hapet më 20 maj. Së pari duhet të flasim me lojtarët tanë, dhe t’i vlerësojmë lojtarët që i kemi këtu”.
De Vrijit i përfundon kontrata me Lazion në fund të stinorit, dhe ai është lidhur më herët me një kalim te Liverpool, ose Manchester United.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.