Coppa Italia zhvillon këtë mesjavë ndeshjet çerekfinale me tetë skuadrat më të mira që kanë mbetur në garë dhe synojnë kalimin tutje në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
Dueli i parë që do të luhet nga ky raund është njëkohësisht edhe më i zjarrti. Kampionët në fuqi të Serie A dhe Superkupës italiane, Inter, presin në “San Siro” kundërshtarët e Romës të cilët janë nëntë herë fitues të Kupës në Itali dhe një skuadër mjaft kualitative dhe e papërshtatshme.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00, dhe do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Emanuell Sylës.
Në 10 ndeshjet e fundit direkte mes klubeve janë tri fitore të Interit, gjashtë barazime dhe vetëm një sukses për Romën, prandaj ka gjasa të mëdha që edhe këtë herë të mos mjaftojnë 90 minuta lojë dhe të ketë nevojë për vazhdime.
Tek nerroazurët vendas mungon, për shkak të lëndimit, Joaqin Correa teksa në pikëpyetje është edhe transferimi i ri Robin Gosens, ndërsa Roma nuk do të mund të llogarisë në Spinazzolën për këtë përballje.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.