Inter duket se nuk i është frikësuar kualifikimit të Manchester Cityt në finale.
Klubi Italian i ka dërguar mesazh Cityt pas kualifikimit.
“Shihemi atje”, shkruan në postimin e “Nerazzurëve” në Twitter.
Klubi i udhëhequr nga Simone Inzaghi, do të përballet në finale të Champions League me atë të Pep Guardiolas.
Manchester City në “Etihad Stadium”, mbrëmë e eliminoi në gjysmëfinale Real Madridin, me rezultat 3:0.
Ndërkaq të martën Inter e eliminoi rivalin lokal Milanin.
Finalja e madhe do të luhet më 10 qershor në Stamboll.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
See you there @ManCity ?#ForzaInter #UCL
— Inter (@Inter) May 17, 2023
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.