Bonny po ngrohet. Argjentinasi u stërvit në palestër në prag të ndeshjes, kurse Darmian po qëndron në shtëpi, duke u përballur me dhimbje.
Lautaro Martinez është në telashe te Interi në prag të debutimit të tyre në Ligën e Kampionëve në Amsterdam kundër Ajaxit.
Kapiteni i Nerazzurrëve humbi seancën e fundit stërvitore dhe punoi në palestër për shkak të një problemi me shpinën, por ai është planifikuar të niset për udhëtimin në Holandë.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse Lautaro do të dalë në fushë, andaj në këtë pikë, Bonny po ngrohet për t'u bashkuar me Marcus Thuram në sulm.
Darmian po qëndron në shtëpi, duke u përballur me dhimbje. Kthesa që Interi kërkon pas dy humbjeve radhazi në ligë, së pari në shtëpi ndaj Udineses dhe më pas të shtunën në stadiumin Allianz kundër Juventusit, fillon me ndryshimet në formacion të urdhëruara nga Cristian Chivu, i cili ka riformësuar ekipin Nerazzurrë, duke nis me titullarin e ri në portë.
Josep Martinez do të zëvendësojë Sommerin, i cili vjen nga një performancë e harrueshme kundër Juventusit.
Por, ndryshimet do të ndikojnë edhe në dy të tretat e mbrojtjes, e cila nuk ishte aspak e sigurtë, pasi Inter pranoi gjashtë gola në tre ndeshje në Serie A.
Në qendër të mbrojtjes, De Vrij pritet të zëvendësojë Acerbin, dhe Bisseck do të zëvendësojë Akanjin, i cili vjen nga tre ndeshje radhazi për Interin dhe ekipin kombëtar zviceran.
Në krahë, Dimarco, i cili filloi në stol kundër Juventusit, pritet të kthehet në të majtë, me Dumfries në të djathtë. Ndryshimet e tjera do të vijnë në mesfushë, me Sucic gati të kthehet në formacionin titullar pasi filloi kundër Torinos dhe i dha pushim Mkhitaryanit. Por kini kujdes edhe me Zielinskin, i cili kërcënon Barellan.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.