Interi është rikthyer në krye të renditjes tabelare në Serie A, pasi mposhti bindshëm në udhëtim, skuadrën e Veronës.
Vendasit e gjetën vetën në disavantazh të thellë brenda 14 minutave.
Kampionët e Italisë në fuqi, e nisën goleadën me argjentinasin Joaquin Correa, në minutën 1 7-të, para se francezi Marcus Thuram shënonte një dobjetë të shpejtë për tre minuta (22 dhe 25), raporton Klankosova.tv.
Të katërtin gol për “nerazzurët” e konkretizoi qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij, pasi mori një asist të bukur nga shqiptari, Kristjan Asllani.
Por 20 herë kampionët e Italisë nuk shkuan në pushim pa e kompletuar “manitan”. Për të u kujdes një tjetër mbrojtës, anësori Yann Bisseck, i cili edhe e vendosi rezultatin përfundmitar Verona 0-5 Inter, pasi në pjesën e dytë rrjetat "heshtën".
Me këtë triumf, zi-kaltërtit e rimarrin pozitën e parë në tabelë, por të cilën mund ta mbajnë vetëm nëse Napoli i Amir Rrahmanit, nuk merr pikët e plota në përballje me Romën, njofton Klankosova.tv
Kampionati italian i futbollit Serie A, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.