Lajmet e fundit

Inter është gati të dorëzojë një ofertë zyrtare prej 40 milionë euro për sulmuesin Ademola Lookman, duke hyrë në garë me Atletico Madridin.
Sipas Corriere dello Sport, futbollisti dëshiron kalimin te Interi dhe tashmë janë hapur bisedimet për kushtet personale.
Atalanta kërkon më shumë se 40 milionë euro dhe ende nuk ka marrëveshje mes palëve.
Në anën tjetër, Atletico duhet të shesë një sulmues për të vazhduar më tej, teksa situata mbetet e hapur.