Interi nuk ka marrë më shume se një pikë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Ukrainë.
Klubi italian ka barazuar pa gola me Shakhtar Donetsk.
Ukrainasit ishin më aktiv gjatë gjithë ndeshjes si me posedim si me raste të krijuara.
Zikaltërit kanë arritur ta marrin pikën e parë në grupin D aq sa ka edhe Shakhtari derisa Sheriff Tiraspol dhe Real Madrid kanë nga tre pikë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Ajaxi mposhti Beshiktashin me rezultat 2:0.
Golat për holandezët i realizuan Berghuis dhe Haller.
Ajax aktualisht ka grumbulluar gjashtë pikë, Dortmund tre pikë derisa Beshiktashi dhe Sportingu nuk kanë asnjë pikë.
Ndeshjet e Champions League transmetohen në Klan Kosova dhe Art Motion.
https://www.youtube.com/watch?v=4BPNdySelM0&ab_channel=LKHighlights
https://www.youtube.com/watch?v=pLBXJ3RyKQ8&ab_channel=SwahiliMedia
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.