Lajmet e fundit

Ka përfunduar derbi Drita-Ballkani, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë pjesës së parë, nga asnjëra skuadër nuk pati gola, ani pse rastet ishin të shumta.
Sa i përket zhvillimit të pjesës së dytë, Drita arriti të gjej momentin e golit në minutën e 83’, me golin e Dabiqajt.
Me këtë fitore Drita ngjitet në pozitën e 6-të, me 9 pikë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Ballkani mbetet në vendin e tretë me 10-të sosh.