Me certifikimin e rezultateve, Kosova ka përmbyllur procesin zgjedhor të parakohshëm të 7 qershorit duke i hapur rrugë formimin të institucioneve.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një zgjidhje e shpejtë politike.
Kjo temë me interes të lartë në opinionin publik u diskutua sot me panelistët e ftuar në emisionin Kosova Today.
Juristja Krenare Vokshi, tha se së për shkak të afateve ligjore së pari do të duhej të zgjidhej presidenti.
"Sepse e dimë që mandati i presidentit, pra ushtruesës së detyrës do të përfundojë me datën 4 tetor. E ka marrë mandatin me 4 prill dhe përfundon më 4 tetor periudha prej 6 muajsh", tha ajo në Klan Kosova.
Derisa gazetari Shkumbin Kajtazi, tha se si me si pa certifikimin e rezultateve s'ka vullnet për zgjidhjen e krizës politike.
"Albin Kurti qëndron në Greqi dhe flet atje me disa socialistë-komunistë, për disa tema le të themi filozofike, ndërkaq që një vit e gjysmë në Kosovë po ndodh një krizë", deklaroi Kajtazi.
Ndërkohë në një lidhje direkte Eugen Cakolli nga KDI tha se nga nesër do të nis rrjedhja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
"Afati për konstituimin e Kuvendit fillon që nga nesër. Nga nesër e deri më 7 gusht është afati brenda së cilit duhet të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Vetëm pasi të jenë të zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, fillon të rrjedhë afati 60 ditorë për zgjedhjen e presidentit", theksoi Cakolli në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.