Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në kuader të fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, tek memoriali Heroinat në Prishtinë sot nga ora 11:30-14:30 mbahet një instalacion publik unik, dedikuar reflektimit, empatisë dhe zërave të pashprehur të shumë njerëzve në shoqërinë tonë.
Instalacioni “Ulu në vendin tim” sjell para publikut 16 karrige, 16 histori të pathëna, një hapësirë ku secili mund të ndalet, të lexojë dhe të ndjejë qetësisht për vetëm një minutë.
Ky aktivitet i organizuar nga Medica Gjakova, synon të nxisë ndërgjegjësim dhe të rikthejë empatinë si akt të përditshëm, duke na kujtuar se çdo histori ka peshën dhe vlerën e saj./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.