Artistja Alketa Xhafa-Mripa ka bërë të ditur se pjesa e dytë e instalacionit të saj “Mendoj për Ty” është shfaqur në hapësirën publike të Strasburgut javën e kaluar.
Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë.
“Është një nder i madh të sjellim instalacionin e artit në Strasburg — një qytet që simbolizon të drejtat e njeriut dhe premtimin e drejtësisë”.
“Është këtu që Evropa mblidhet për të mbështetur vlerat e saj dhe ku zërat e të mbijetuarve duhet të jenë të pamundur të injorohen”, ka thënë Xhafa-Mprip. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.