23.05.2016 · përditësuar para 3697 dite1 min lexim
Me 29 gusht të vitit 2014, Simone Anderson në atë kohë 25 vjeçare, vendosi që të ndryshojë stilin e saj të jetës, pasi që peshonte 169 kilogramë.
Në tetor të atij viti, ajo kishte intervenuar duke bërë një operacion në lukthin e saj të njohur si “Gastric Sleeve”, dhe në më pak se 12 muaj, ajo ia kishte arritur që të humbasë 92 kilogramë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Anderson e cila pasi humbi 92 kilogramë, vendosi që t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr lëkurën e varur që krijohet pas humbjes së madhe të peshës, dhe ka ndarë me njerëzit në profilin e saj në rrjetin social instagram fotografi të transformimit të jashtëzakonshëm.
“E kam ndryshuar komplet stilin tim të jetës, me ushtrime dhe dieta”, thotë ajo.
“Trupi i njeriut është i mahnitshëm, kjo është e sigurt. Jam dëshmitare e ndryshimeve në trupin tim, që ma luajtën mendjen”, thotë ajo.
Që kur e kishte filluar betejën për të humbur peshë, ajo ka bërë më shumë se 136,000 ndjekës në instagram dhe rregullisht publikon fotografi dhe këshilla për njerëzit që duana të humbin në peshë sikurse ajo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.