Inspektorati Komunal i Lipjanit, ka dalë sot në qendër të qytetit, ku pritet të realizohet rrënimi i një objekti.
Sipas informacioneve të Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes, në objekt ndodhen ende disa qytetarë, të cilët po refuzojnë ta lirojnë hapësirën, pavarësisht prezencës së Policisë.
Ende nuk dihet nëse qytetarët do të largohen vullnetarisht apo nëse autoritetet do të ndërmarrin masa të tjera për zbatimin e vendimit për rrënimin e objektit.
Klankosova.tv do të sjellë përditësime të reja sapo të ketë informacione zyrtare nga institucionet përgjegjëse.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.