Kanë përfunduar 45 minutat e para në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku në "San Siro" po përballen Interi dhe Lazio.
Këta të fundit kishin thuajse krejt kohën iniciativën, duke rrezikuar disa herë portën e vendasëve, por golin e shënoi kundërshtari, njofton Klankosova.tv.
Austriaku, Marko Arnautoviq me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë 16 metërshit, i dha epërsinë "Nerazurrëve", në minutën e 39.
Ky realizim i tij rodhi nga goditja e parë e "Zi-kaltërve" nga këndi, teksa paraprakisht kryeqytetasit italianë, kishin ekzekutuar pesë sosh.
Super ndeshja e sotme po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMoiton!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.