Aktorja franceze, Judith Godreche i bëri thirrje industrisë së filmit francez që të "përballet me të vërtetën" mbi dhunën seksuale dhe abuzimin fizik gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të premten e ceremonisë së Çmimeve Cesar, versioni francez i Oscars.
“Ne mund të vendosim që burrat e akuzuar për përdhunim të mos sundojnë më kinemanë franceze”, tha Godreche, transmeton Klankosova.tv.
Godreche u ftua të fliste mbi dhunën seksuale në ceremoni pasi aktorët pretenduan se ishin viktima të abuzimit seksual nga regjisorë dekada më të vjetër se ata, duke hedhur dritë mbi pjesën e errët të industrisë së vendit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.