Indiana Pacers e ka thyer rekordin që e mbante, ku dy herë kishte arritur t'i shënonte nga 157 pikë në ndeshje.
Sonte ata e mundën ekipin e Washington Wizzards me rezultat 162-109, duke krijuar një realitet të ri për historinë e tyre në NBA, raporton Klankosova.tv.
Pacers e nisën vrullshëm sonte qysh në çerekun e parë, në të cilin realizuan 45 pikë, karshi 31 që pranuan.
Perioda e dytë u mbyll 38-30, për të shkuar në pushim mes dy pjesëve me rezultat 83-61.
Në fraksionin e tretë ata realizuan 42 pikë, kurse kundërshtari i tyre vetëm 27, njofton Klankosova.tv
Ndërkaq 37-21 ishte pasqyra e 12 minutëshit të fundit, për rezultatin përfundimtar 162-109.
Pos kësaj, plot 27 tre-pikëshe realizuan basketbollistët e Indianas, shtatë prej të cilave vetëm Tyrese Haliburton.
Rekordin në histori të NBA e mban Detroit Pistons, të cilët në vitin e largët 1983, triumfuan kundër Denver Nuggets me shifra 'monstruoze', 186-184.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.