Lajmet e fundit

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur në një shtypje masive gjatë festivalit fetar Kumbh Mela në qytetin Prayagraj, në Indinë Veriore.
Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur mijëra pelegrinë u dyndën drejt brigjeve të lumit për të marrë pjesë në një ditë të shenjtë të larjes rituale, transmeton klankosova.tv.
Përplasja fatale ndodhi ndërsa turma u bë e pakontrollueshme, duke shkaktuar panik dhe shtypje masive.
Siç shkruan bbc, policia ka konfirmuar numrin e viktimave, por ka marrë disa orë që shifrat zyrtare të bëhen publike, gjë që ka shkaktuar kritika nga opozita, e cila akuzon autoritetet për mungesë transparence.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa shumë pelegrinë ende po kërkojnë informacion për të afërmit e tyre të zhdukur.