Një përleshje fizike, që fillimisht nisi me shkopinj bejsbolli mes pesë personave, eskaloi edhe me përdorimin e armës së zjarrit ku u plagosën dy persona dhe një tjetër mbeti i lënduar, ka mësuar Klan Kosova.
Ngjarja e rëndë ndodhi sonte në rrugën "Papa Gjon Pali" në Matiçan të Prishtinës rreth orës 20:00.
Dyshohet se të përfshirë janë dhëndri E.Pacolli dhe vjehrri F.Xheladini.
Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek ky konflikt, njofton Klankosova.tv.
Deri më tani bëhet e ditur se tre persona po intervistohen në stacionin policor lidhur me rastin. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dy-persona-plagosen-me-arme-zjarri-ne-matican-dyshohet-se-jane-dhender-e-vjeherr-video44/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.