Lajmet e fundit

Një këshilltar fshati në Ukrainën perëndimore ka hedhur granata në dyshemenë e një mbledhjeje këshilli, duke plagosur 26 persona, thotë policia.
Sulmi ndodhi të premten në mëngjes në selinë e këshillit të fshatit në Keretsky në rajonin perëndimor Transcarpathian.
Policia ende nuk ka komentuar motivin e mundshëm të sulmit, i cili ka lënë gjashtë të plagosur rëndë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shumë ukrainas kanë akses në armatim për shkak të luftës me Rusinë, por ende nuk ka prova që sulmi ishte i lidhur me konfliktin.
Policia ukrainase thotë se shërbimi i sigurisë SBU do të hetojë incidentin si një "sulm terrorist".