Lajmet e fundit

Ilir Daja, pas rikthimit te Dinamo e Tiranës[/caption]
Me të në krye të skuadrës, Dinamo City ka vetëm një humbje në plot 16 ndeshje të zhvilluara.
“Profesori” e mori këtë ekip në pozitën e parafundit në renditjen tabelare, kurse sot tre muaj më vonë, e udhëheq elitën e futbollit të Shqipërisë.
Triumfi i fundit në derbi ndaj kampionës aktuale, e ka çuar Dinamon e Dajës në kuotën e 34 pikëve, e ndjekur nga Partizani që ka një më pak dhe Vllaznia e cila ka grumbulluar 31 pikë, raporton Klankosova.tv.
Plot 11 ndeshje radhazi kishte Dinamo që nuk fitonte ndaj Egnatias, andaj fitorja e së shtunës për ekipin tiranas, pos që e theu këtë “mallkim”, vuri edhe zyrtarisht vulën e kandidaturës në luftë për titullin kampion.
Deri në emërimin e Dajës timonjer, “City” nuk korrte fitore as ndaj shkodranëve të Vllaznisë në plot 8 duele, kurse vetëm në edicionin 2024/25, mori maksimumin e pikëve në dy ballafaqime ndaj tyre.
Sezonin e kaluar, kjo skuadër i shpëtoi zones së barazhit vetëm për një pike, kurse për zonën evropiane apo titullin kampion, as që bëhej fjalë.
Por tifozët "Dinamovitë" kanë filluar të shpresojnë që trofeu kryesor i Republikës, do të rikthehet tek ta, pikërisht duke u drejtuar futbollistët nga njeriu që i kishte shpallur kampion në vitin 2008.
[caption id="attachment_2464925" align="alignnone" width="651"]
Ilir Daja duke festuar titullin kampion me Dinamon (2008)[/caption]
Ilir Daja me këtë klub është i lidhur edhe më shumë, pasi edhe si futbollist e ka ngritur lart trofeun e më të mirit në Shqipëri, kur Dinamo fitonte titullin e 15-të. (1989/90)
Tironsi 'fjalë pak e punë shumë', drejt majave e ka dërguar edhe Elbasanin, me të cilin fitoi titullin e Superiores (2005/06), kurse me Skenderbeun pos që u shpall kampion Republike në edicionin 2017/18, fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.
E po atë sezon, vendosi rekord në garat evropiane, duke arkëtuar 5 pikë, me një fitore e dy barazime, pa u mposhtur asnjëherë si vendas, në grupet e Europa Ligës.
[caption id="attachment_2464966" align="alignnone" width="654"]
Ilir Daja, trajner i Skenderbeut[/caption]
Korçarët e udhëhequr nga Daja, mundën Dinamon e Kievit me rezultat 3-2, kurse barazuan 1-1 me zvicëranët e Young Boys dhe 0-0 me Partizanin e Beogradit.
Për t'i kapur grupet e kësaj gare prestigjioze të UEFA-s, Skenderbeu i profesorit eliminoi Dinamon e madhe të Zagrebit, në fazën Play-Off.
Ndërkohë për atë se çfarë bëri në Kosovë me Ballkanin, Ilir Daja u shpall trajneri më i mirë i Superligës në plot tri vjet radhazi, 2022, 2023 dhe 2024.
[caption id="attachment_2464968" align="alignnone" width="828"]
Ilir Daja, trajner i Ballkanit (2022-2024)[/caption]