Brandon Armstrong, ish lojtar në D-Ligën amerikane, kategori kjo më e ultë se NBA, është i njohur për imitimet që ai u bënë yjeve të NBA.
Ai është rikthyer me imitimin e superyllit Kobe Bryan, njofton ESPN, transmeton Klan Kosova.
Këtë herë Armstrong vërtetë e ka tejkaluar edhe vetën.
Ai duket perfekt kur bënë lëvizjet klasike të Bryant.
“Driblimi i Kobe, lëvizjet e tij, gjuajtja karakteristike dhe mënyra se si ai feston pas shënimeve”, janë momentet që gati sikur në origjinal i sjellë Armstrong imituesi.
Edhe vet “Black Mamba” (nofka e Kobe Bryant), do të jetë krenar kur të sheh vetën në një tjetër trup.
Armstrong ka bërë edhe imitimet e Russell Westbrook, dhe James Harden-it.
https://www.youtube.com/watch?v=9Hs6bkAPOEM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.