Një ilaç kundër COVID-19 mund të zvogëlojë rrezikun për të shkuar në spital ose për të vdekur.
Firmat amerikane të ilaçeve Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics zbuluan se ilaçi i tyre antiviral uli normat e COVID-it të rëndë me 50 përqind.
Ky mund të bëhet ilaçi i parë i miratuar për njerëzit në rrezik të lartë nga COVIS-19 që të marrin në shtëpi pasi të kenë dalur pozitivë.
Doktoresha Daria Hazuda, nënkryetare e kërkimit në Merck u shpreh e emocionuar për një gjë të tillë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Kjo është një ditë shumë emocionuese për pacientët në luftën globale kundër COVID-19”, u shpreh ajo.
Ndryshe, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar mirëpritën lajmin, por thanë se ilaçi do të duhej të synohej te njerëzit më të prekshëm me këtë virus.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.