Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë masat anti COVID të vendosura nga qeveria,
Në njoftimin e publikuar thuhet se situata me koronavirus mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vazhdim, në rast se nuk tregohet kujdes.
"Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë".
"Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19", thuhet në njoftim.
Ndër të tjerash është bërë thirrje po ashtu edhe për vaksinim sa më të madh, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.