Lajmet e fundit

Sipas të dhënave të publikuara në Facebook, rastet janë shpërndarë në disa komuna: Ferizaj (10), Prishtinë (8), Kaçanik (6), Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2), si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje e lëkurës, kollë, rrufë apo konjuktivit të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.
“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet nga ky institut./Klankosova.tv