Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francës, do të hapet një ekspozitë unike, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar.
Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, Muzeu i Korçës është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë.
Ekspozita do të jetë e hapur nga maji deri në tetor 2026 në qytetin historik të Chambéry, për t’u zhvendosur më pas në një tjetër qytet francez deri në mars 2027.
Ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve./Klankosova.tv
●●●
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.