Lajmet e fundit

Ish-futbollisti, Zlatan Ibrahimoviq bëri bujë me komentet e tij gjatë takimit të Klubeve Evropiane të Futbollit që u mbajt në Romë.
Kur u pyet se cilën skuadër do të donte ta shihte të fitonte Kupën e Botës të ardhshme, legjenda suedeze nuk hezitoi. “Suedia nuk është në Kupën e Botës, kështu që shpresoj që Brazili të fitojë… Do të bëj tifo për Brazilin për shkak të mikut tim Ancelotti. I uroj më të mirën - çdo gjë që prek shndërrohet në diçka magjike”, tha ai. Ish-ylli i Milanit, i cili luajti gjithashtu për disa klube të mëdha në të gjithë Evropën foli edhe mbi trajnerët që i dhanë formë karrierës. "Kam pasur trajnerë si Capello, Mourinho, Guardiola, Ancelotti... Këta të katër janë futbolli dhe secili prej tyre e ndryshoi atë në mënyrën e vet”, tha Ibra. Turneu i Kupës së Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026./Klankosova.tv