Ylli suedez, Zlatan Ibrahimoviq, ka filluar të bëjë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sulmuesi do të jetë pjesë e lojës së Kombëtares së Kosovës me Suedinë, e cila pritet të zhvillohet nesër nga ora 20:45, në kuadër të Grupit B eliminator.

Kujtojmë se suedezët startuan me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, dhe përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.