Mbrojtësi francez Ibrahima Konate është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me Liverpool.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë lojtari, i cili ka bërë të ditur se bisedimet me klubin janë në fazë të avancuar.
“Kemi folur me klubin dhe jemi afër një marrëveshjeje”, ka deklaruar Konate, duke përforcuar raportimet e fundit se ai pritet të vazhdojë qëndrimin në “Anfield”.
Në të njëjtën ditë, një deklaratë krejt ndryshe ka ardhur nga mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai, i cili ka zbuluar se ende nuk ka përparim në negociatat për kontratën e tij të re.
“Nuk ka pasur progres real për kontratën e re. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2028. Unë jam gati çdo ditë, çdo javë, dhe pastaj të shohim çfarë ndodh”, u shpreh Szoboszlai.
Megjithatë, ai theksoi se është i lumtur te Liverpooli dhe nuk ka arsye për shqetësim për momentin: “Më pëlqen të jem këtu, siç e kam thënë shumë herë. I dua tifozët dhe më pëlqen shumë të jem këtu. Familja ime është e lumtur”.
Situata tregon dy realitete të ndryshme brenda klubit anglez: ndërsa Konate është drejt rinovimit, e ardhmja e Szoboszlait mbetet ende e hapur. /klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.