Pas dorëheqjes së Mimoza Berbatovci-Ukimeraj nga posti i drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar Ibrahim Rrudhani.
Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, raporton Klankosova.tv.
I njëjti, në nëntor të vitit të kaluar i pati ikur përgjegjësisë lidhur me shkurtimin e dializës në QKUK.
Si përgjigje për gazetaren Uka në atë kohë, ai i pati rekomanduar asaj që t’i drejtohej zyrës ligjore.
Ndryshe, Berbatovci-Ukimeraj kishte njoftuar dorëheqjen nga detyra pas pesë vitesh në këtë post, duke deklaruar se vendimi vjen si pasojë e mungesës së bashkëpunimit institucional dhe presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Ajo ishte zgjedhur përmes një konkursi publik në këtë pozitë gjatë mandatit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dorëheqja e saj vjen në mandatin e dytë, të cilin nuk e përfundon.
E njëjta bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, se është përballur me vështirësi në bashkëpunimin me strukturat udhëheqëse të SHSKUK dhe QKUK-së, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar në pamundësinë për të ushtruar normalisht përgjegjësitë profesionale.
https://klankosova.tv/pakenaqesi-e-akuza-per-presion-jep-doreheqje-drejtoresha-e-nefrologjise-ne-qkuk/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.