Lajmet e fundit

Dukagjini e mposhti Llapin, me një gol të vetëm të shënuar gjatë gjithë ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa goli u shënua në minutën e 58-të.
Epërsinë Dukagjinit, ia mundësoi Hekuran Berisha, i cili futi topin në rrjetë, duke i mundësuar skuadrës të fitojë tre pikë.
Gjatë kësaj ndeshjeje që u zhvillua, njëkohësisht edhe Ballkani u përball me Suharekën.
Ballkani e mposhti Suharekën, me një gol të vetëm të shënuar, gjatë minutës së katërt, raporton Klankosova.tv.
Këto ndeshje ishin përmbyllëse të fazës së parë së Supërligës së Kosovës në Futboll, e cila gjithsej ka katër të tilla.