Sulmuesi holandez Memphis Depay është përballur me një situatë të pazakontë në Brazil, ku i është vjedhur pasaporta, duke e penguar të kthehet me kohë në Evropë.
Sipas Tuttomercatoweb, incidenti ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Amerikën e Jugut, dhe për pasojë, Depay do të mbërrijë me vonesë në grumbullimin e përfaqësueses holandeze.
Autoritetet lokale janë duke u marrë me rastin për të mundësuar rikthimin e dokumentit ose lëshimin e një pasaporte të përkohshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.