Steaua Bucuresti e ka dyfishuar epërsinë ndaj Dritës në minutën e 18-të të takimit.
Pas një gabimi në mbrojtje, rumunët e shfrytëzuan mjaft mirë situatën ku Miculescu e mposhti portierin Maloku.
Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet deri më tani është 2-5 në favor të Steauas, ku Dritës i nevojitet fitorja që ta dërgojë ndeshjen në vazhdime.
Nëse Drita eliminohet nga rrethi i tretë kualifikues i Europa League, ëndrrën evropiane do ta vazhdojë në play-off të Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.