Artisti italian Enzo Cuchi sot hap ekspozitën “I soli di tutte le terre” në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD në Tiranë.
Në veprat që do të ekspozojë Cuchi paraqitet një univers ku magjia takon kujtesën, drita përqafon errësirën dhe arti bëhet përvojë e gjallë.
I konsideruar si artisti më vizionar, Cucchi që nga vitet 1980 ka fituar famë ndërkombëtare. Ai ka ekspozuar në hapësirat më të rëndësishme italiane dhe të huaja, si Kunsthalle në Bazel, Solomon R. Guggenheim në Nju Jork, Tate Gallery në Londër, Centre Georges Pompidou në Paris, Castello di Rivoli, Rivoli (Torino), Palazzo Reale në Milano, Muzeu i Artit Sezon në Tokio, Akademia Franceze në Romë - Villa Medici, Musèe d’art modern në Saint-Etienne Metropole dhe MAXXI.
Artisti ka marrë pjesë gjithashtu në ekspozita ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia, Documenta në Kassel dhe Kuadrienalen e Romës.
Veprat e tij gjenden në koleksionet kryesore të muzeve të botës dhe në koleksionet private më prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
“I soli di tutte le terre” do të qëndrojë e hapur deri në 5 korrik 2025, transmeton Klankosova.tv
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.