Ky filmim tregon se si ka dështuar një tentim vrasje, pavarësisht se njeriu u qëllua tre herë me armë në drejtim të kokës, transmeton Klan Kosova.
Pamjet tregojnë se si pronari i dyqanit del jashtë për t’i vendosur disa produkte për ekspozim, kur i afrohet një njeri i armatosur nga prapa. Vrasësi pastaj qëllon në drejtim të kokës së tij, por arma dështon disi dhe viktima e tronditur tenton ta mbrojë veten.
Në një fazë, viktima e tmerruar shihet se si zgjedh një copë kartoni dhe përpiqet të fshihet prapa saj, derisa vrasësi vazhdon të qëllojë.
Pavarësisht se ishte aq pranë, vetëm dy prej plumbave arritën ta godasin viktimën, me njërin prej tyre që i kaloi fare pranë kokës, ndërsa tjetri në stomak.
Viktima më pas është dërguar me urgjencë në spital dhe mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetë.
Tentativa e vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë së qytetit të vogël Araguapaz të Brazilit.
I plagosuri, i identifikuar si 35 vjeçari Jaire Gonzalo de Sousa, në momentin e sulmit ishte duke e hapur dyqanin e tij.
Sulmuesi ka arritur të ikë, por policët ishin në gjendje për ta identifikuar përmes pamjeve të kamerës si dikush që tashmë është në arrati për një vrasje të kryer në vitin e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=ZeN1jkIs2Vs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.