Lajmet e fundit

“Në veturën e tipit Mercedes G Class, e cila u raportua se u aksidentua, kur zyrtarët policorë erdhën këtu, u kuptua diçka krejt tjetër. Në veturë ishte një person i cili kishte marrë plagë nga arma e zjarrit, e që është identifikuar si Shkëlqim Kastrati. I njëjti është dërguar menjëherë në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm, dhe kuptohet që këto plagë i kishte marrë nga një breshëri plumbash që kishin ndodhur matanë rrugën ‘Feriz Guri’. ‘Jakup Ceraja’ është rruga nga ku edhe nisi fillimisht përplasja midis dy personave”, u shpreh Zogaj në emisionin “Kosova Today”.Përmes pamjeve të transmetuara direkt në emisionin “Kosova Today”, gazetarja Zogaj bëri të ditur po ashtu veprimet që Shkëlqim Kastrati kishte bërë pas plagosjes.
“Mund të shihni shtëpinë e cila dyshohet se ishte vendi i parë, ose objekti i parë, ku Shkëlqim Kastrati duke ikur me plagën e marrë në pjesën e shpinës, ishte nisur për të kaluar rrugën dhe kishte përplasur murin e kësaj shtëpie. Veç kësaj janë edhe dy vetura të tjera që janë aksidentuar nga vetura e Shkëlqim Kastratit, e që më pas ndalesën e kishte te lëndina [pamjet në fillim të videos]”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova.Për Klankosova.tv po ashtu u konfirmua se Shkëlqim Kastrati është nisur për jashtë vendit pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. “Për shkak të natyrës së lëndimit, pacienti është dërguar jashtë vendit për trajtim dhe rehabilitim të mëtejmë mjekësor”, ka deklaruar Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së. Ndërsa sot, zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, deklaroi për Klankosova.tv se deri më tani nuk ka pasur të arrestuar të tjerë. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. https://klankosova.tv/bresheri-plumbash-plagosja-e-shkelqim-kastratit-ne-veternik-zbardhet-rrjedha-e-ngjarjes-video1/