Një grua po gjykohet nga Gjykata e Gjermanisë, për vrasjen e të dashurit të saj me sharrë elektrike, pasi i preu kokën dhe i fshehu trupin, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Mësuesja 32 vjeçare, e njohur me emrin Gabriele P, akuzohet se ka vrarë partnerin e saj i cili ishte i lidhur për shtrati gjatë një loje seksuale për të cilën ajo thotë se e inicioi vetë ai.
Vrasja ishte zbuluar vetëm gjatë vitit të kaluar, kur një mik i përbashkët i çiftit, tregoi për vrasjen.
Oficerët e kanë gjetur trupin e tij, të cilin Gabriele bashkë me dy miq e kishin varrosur në oborrin e shtëpisë ku jetonte çifti në Munich.
Prokurorët kanë thënë se çifti po bënin seks kur ajo e sulmoi të dashurin me një sharrë elektrike.
Ajo a ka pranuar se e ka kryer këtë krim duke thënë se ata bënin seks të rrezikshëm bashkë për shkak të dëshirave të tij.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.