Lajmet e fundit

Fillimisht u raportua se e kërcënuara ishte drejtoresha e shkollës. Megjithatë, ajo ka deklaruar për Klankosova.tv se ky informacion nuk është i saktë, duke sqaruar se personi i kanosur nuk ishte ajo, por një mësimdhënëse e shkollës.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Klankosova.tv se ankesa është pranuar më 1 korrik 2026. I dyshuari është intervistuar, ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti "Kanosje" si dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.“Me datë 01 korrik 2026, një ankuese femër ka raportuar rastin se një person (mashkull i moshës madhore) e ka kanosur përmes telefonit, me ç'rast i dyshuari pas raportimit është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec ku edhe është intervistuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rasti "Kanosje" si dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e Poliicsë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.Sipas burimeve, dyshohet se rasti ka nisur pasi që prindi ka qenë i pakënaqur me notat e fëmijës së tij dhe më pas dyshohet se e ka kanosur mësimdhënësen. /Klankosova.tv