Ruben Amorim i ka thënë Kobbie Mainoos të luftojë për vendin e tij në formacionin titullar të Manchester United mes pretendimeve se ai është i hapur për një largim nga Old Trafford.
Mainoo ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për United këtë sezon. 20 vjeçari ka qëndruar në stol në dy ndeshjet e para, me Bruno Fernandes dhe Casemiro të preferuar në qendër të mesfushës, transmeton Klankosova.tv.
Tani bëhet e ditur se ai po mendon largimin. Një raportim nga talkSPORT thotë se Mainoo mund të largohet nga Man Utd nëse gjatë javës së fundit të merkatos verore vjen një ofertë e përshtatshme.
Nëse Mainoo shitet, ai do të përfaqësojë një fitim 100% për klubin, pasi ka dalë nga akademia e United. Chelsea ishte lidhur me një lëvizje për 20 vjeçarin më herët këtë vit. Ndërkohë, The Guardian ka raportuar se ai do të tundohej nga një transferim jashtë Anglisë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.